Moti i lig, shkaktar i aksidentit fatal

8 Shtator 2016 - 06:30      

Shkup/Prishtinë, 8 shtator - Një shtetas i Kosovës dhe pesë italianë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit privat në afërsi të qytetit të Velesit, në Maqedoni, është konfirmuar të mërkurën, shkruan sot Koha Ditore.

Të martën mbrëma u raportua se në aksident kishin vdekur dy vëllezër nga Komuna e Malishevës, Fazli e Visar Begaj, por, siç kanë konfirmuar për KTV-në familjarët e tyre, Fazliu nuk ka qenë në aeroplanin e aksidentuar fare.
Viktimat në tragjedinë e rrëzimit të aeroplanit janë dhe italianët Francesco Montagnieri, Dario Bastasti Lucca Dape Mule, Angelo Kalegari dhe Ilaria Bertio.

Për shkak të këtij aksidenti Qendra Aeronautike e Kosovës ka anuluar ngjarjen e planifikuar për të mërkurën, hapjen e Klubit aeronautik në Istog, ku është dashur të merrnin pjesë edhe viktimat.

Moti thuhet të ketë qenë arsyeja e aksidentit fatal.
Mediat italiane kanë raportuar se fluturimet e tilla si ky në mes Treviso e Shkupit, me distancë prej rreth 800 kilometrash, kanë qenë të zakonshme për pjesëtarët e këtij aeroklubi (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...