S’dihet nëse u bë zgjidhje për targat, nesër dialogu për çështje të tjera

7 Shtator 2016 - 22:39      

Në Bruksel pak para orës 20 ka përfunduar dita e parë e bisedimeve në kuadër të rundit të ri të dialogut teknik midis Beogradit e Prishtinës, transmeton koha.net.

Temë e takimit të sotshëm midis grupeve të ekspertëve ka qenë vënia në jetë e Marrëveshjes për lëvizjen e lirë, përkatësisht shfrytëzimi i tabelave të regjistrimit (targave) për automjetet nga territori i Kosovës.

Merret vesh se kërkesa e Prishtinës është përdorimi i targave me RKS, si për serbë ashtu edhe për shqiptarë, që kundërshtohet nga Serbia, meqë paragjykon statusin Republikë të Kosovës dhe kjo nuk është në pajtim me Kushtetutën e saj.
Më 1 nëntor mbushen pesë vjet nga fillimi i përdorimit të targave KS, që tash Serbia i konsideron neutrale.

Pas mbarimit të takimit të ditës së parë, nga tri të planifikuara për bisedime në Bruksel, pjesëmarrësit e dialogut nuk janë prononcuar para medieve për hollësitë e takimit, transmeton koha.net.
Pritet që nesër të vazhdojë dialogu teknik, ndërsa temë bisede do të jenë kadastri, njohja e diplomave dhe, sipas raportimit të medieve serbe, formimi i Asociacionit/Bashkësisë së Komunave Serbe, si çështje kryesore.

Ditën e fundit të takimit, të premten, delegacioni i Kosovës dhe ai i Serbisë do të bisedojnë për caktimin e vijës administrative në mes të komunave të pjesës jugore dhe veriore të Mitrovicës.
Delegacionet udhëhiqen nga ministrja e Dialogut, Edita Tahiri, dhe drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...