Aktakuzat e para të Speciales, deri në fund të vitit

7 Shtator 2016 - 19:38      

Kryeprokurori i Task-Forcës Speciale Hetuese Evropiane për krime të UÇK-së ndaj serbeve, të kryera në Kosovë gjatë viteve 1998 e 1999, David Schwendiman, pritet që deri në fund të viti të ngre aktakuzat e para ndaj të dyshuarve për trafikim organesh. Ai ka paralajmëruar një vizitë së shpejti në rajon.

Gazeta “Politika” e Beogradit citon Nemanja Stjepanoviqin nga Fondi për të Drejtën Humanitare, sipas të cilit tashmë janë gati tetë aktpadi ndaj tetë të dyshuarve, transmeton Koha.net.
Stjepanoviq po ashtu ka thënë se informatat mbi të akuzuarit nuk bëhen publike për arsye sigurie.

Kjo gazetë citon po ashtu edhe Fatmir Shehollin, të cilin e cilëson analist politik, sipas të cilit dëshmitarët e mbrojtur kaherë janë transferuar në vendet e Europës Perëndimore dhe Amerikë, prej nga do të vijnë në Gjykatën e Hagës, ku do të zhvillohen proceset gjyqësore për krimet ndaj serbëve.

Sipas kësaj gazete, kryeprokurori David Schwendiman ka thënë se funksioni nuk do ta mbrojë askënd nga ndjekja penale. “Politika” në këtë kontekst përmend Hashim Thaçin dhe Kadri Veselin.

Theksohet po ashtu se kjo gjykatë do të ketë mandat deri më 2025.
Dënimi mçë i rëndë që mund ta shqiptojë kjo gjykatë do të jetë burg i përjetshëm, ndërsa mbajtja e dënimit mund të bëhet në njërin nga shtetet që shfaq gatishmëri për të pranuar të dënuarit. Për këtë vendos kryetari i Gjykatës Speciale.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...