Më në fund Prishtina pret autobusët e rinj [video]

7 Shtator 2016 - 19:17      

Projekti i stërzgjatur i autobusëve të rinj të trafikut urban në kryeqytet po shkon drejt jetësimit.

Në Prishtinë është nënshkruar kontrata me kompaninë fituese për furnizimin me autobusë për Trafikun Urban. Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka premtuar se para vitit të ri, qytetarët e do të udhëtojnë me autobusë të rinj duke shprehur optimist se do të zvogëlohet edhe tollovia nëpër rrugët e kryeqytetit.

Ahmeti ka thënë se me rritjen e numrit të autobusëve do të rritet edhe stafi i ndërmarrjes “Trafiku Urban”. Megjithatë, Ahmeti pranon se Prishtinës i duhen edhe më shumë autobusë. Kompania me të cilën u arrit marrëveshja është “Iveco” nga Çekia, përfaqësuesit e së cilës kanë thënë se autobusët e rinj do ta lehtësojnë qarkullimin brenda qytetit.

Përfaqësuesi i Trafikut Urban, Halil Mustafa, ka thënë se kjo kompani dhe punëtorët e saj kanë festuar meqë po arrihet të realizohet ky projekt i stërzgjatur. Vlera e këtij projekti arrin shumën 13 milionë euro.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...