Dy modalitete të reja për statusin e veteranëve [video]

7 Shtator 2016 - 19:11      

Qeveria e pranon se mund të ketë krizë financiare nëse nuk gjen zgjidhje për veteranët e luftës. Sekretari i Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale e cila menaxhon pensionet e veteranëve, ka pranuar se nuk është duke punuar ky komision, por ka premtuar se shumë shpejt Qeveria do të marrë një vendim të ri për këtë problem.

Në anën tjetër Xhavit Jashari, që është pjesë e Komisionit për Verifikimin e veteranëve, thotë se askush nuk i ka lajmëruar për marrjen e mandatit nga ana e Qeverisë së Kosovës, pavarësisht se komisioni nuk është mbledhur që nga muaji maj.

Një vendim i tillë mund ta cenojë stabilitetin e vendit. Kohavisioni ka provuar të kontaktojë edhe me kryetarin e Komisionit Qeveritar për Verifikimin e kategorive të luftës, por ai ka qenë i paqasshëm.

Kohavisoni merr vesh se FMN-ja përveç opsioneve për ricertifikimin e veteranëve dhe kategorizimin e tyre në bazë të moshës ka propozuar edhe dy modalitete të tjera për të dalë nga kriza.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...