Për Visar Begajn e të tjerët pikëllim edhe në Istog [video]

7 Shtator 2016 - 19:09      

Rrëzimi i aeroplanit privat në afërsi të Shkupit, ishte fatal për 6 persona që gjendeshin në bord. Në mesin e tyre ishte edhe kosovari Visar Begaj, i lindur në Banjë të Malishevës.

Në emër të familjes, ka folur kryetari i Komunës së Malishevës, Ragib Begaj. Familja Begaj është në pritje që trupi i tij pas identifikimit, të sillet në Kosovë dhe të mos kthehet në Itali, pasi që Begaj kishte pasaportë italiane.

Vdekja tragjike e Visar Begajt, ka prekur edhe një kryetar të një komune tjetër, thekson KTV. Begaj dhe partnerët e tij italianë, do të duhej që të mërkurën të ishin në Istog, duke prezantuar projektin e tyre, dhe po synonin që të hapnin një shkollë të aeronautikës.

Kuvendi Komunal i Istogut, pasi kishte mbështetur unanimisht projektin e tyre, kishte ndarë edhe tokë për këtë projekt, por krejt këto janë të parëndësishme në këtë ditë për kryetarin Haki Rugova, që ishte takuar disa herë me Visarin.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...