Kryeministri nis takimet për demarkacionin, do ta ftojë edhe opozitën [video]

7 Shtator 2016 - 19:03      

Nuk ka datë të saktë se kur Marrëveshja për demarkacionin do të jetë sërish në Kuvend, por deri atëherë kryeministri kohën do ta shfrytëzojë për të diskutuar e konsultuar me të gjithë aktorët e përfshirë në këtë proces.

Por, derisa marrëveshja të riprocedohet në Kuvend, kryeministri ka vendosur të mos rrijë duarkryq, thekson KTV.

Ai ka takuar kryetarët e katër komunave që preken nga demarkacioni me Malin e Zi nga të cilët ka kërkuar që të tregojnë të gjitha vërejtjet, dyshimet dhe shqetësimet që kanë dhe ato do t’u merren parasysh. Ftesë për takim kryeministri do t’u bëjë edhe partive opozitare.

Ka folur edhe për Listën Serbe duke thënë se as nga ata e as nga askush tjetër nuk do të pranojnë kushte. Edhe lideri i PDK-së, kryeparlamentari Kadri Veseli nuk ka dashur të flasë me datë se kur Kuvendi do të mblidhet për demarkacionin, por ka thënë se duhet të lihen folklorizmat e të gjendet një zgjidhje mes palëve.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...