Azem Syla do të mbrohet në gjendje të lirë

7 Shtator 2016 - 17:11      

Ish-deputeti i Kuvendit të Kosovës, Azem Syla dhe të akuzuarit tjerë në rastin `Toka` do të vazhdojnë mbrojtjen e tyre në liri.

Vendimin e Gjykatës Themelore të Prishtinës e ka mbështetur edhe Gjykata e Apelit, duke refuzuar kërkesën e Prokurorisë për kthimin e të dyshuarve në paraburgim.

Për këtë ka treguar avokati i ish-deputetit, i cili thotë se aktgjykimi i Apelit e bënë të plotfuqishëm vendimin e 15 gushtit për lirimin e të paraburgosurve në fjalë.

"Azem Syla, do te mbrohet ne liri deri në përfundim të procedurës penale në rastin "Toka". Sot Gjykata e Apelit ka refuzuar ankesën e Prokurorit të EULEX-it, ku është kërkuar që Azem Syla , Hajrulla Berisha dhe Nuhi Uka të rikthehen në paraburgim pas lirimit të tyre më 25 gusht 2016. Gjykata e Apelit ka konsideruar se nuk ka asnjë arsye ligjore që të ndryshohet aktvendimi më të cilin ata janë liruar nga paraburgimi, dhe tani vendimi është i plotfuqishëm apo i formës së prerë. Daja dhe të tjerët do të mbrohen nga liria në këtë çështje penale", ka shkruar Gashi në Facebook.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...