Mustafa: Kushtetuta e Kaçanikut fuqizoi përpjekjet e për krijimin e shtetit të Kosovës

7 Shtator 2016 - 16:43      

Prishtinë, 7 shtator - Kryeministri i Republikës së Kosovës, Isa Mustafa, ka përkujtuar 26 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës më 7 shtator 1990, e njohur si Kushtetuta e Kaçanikut.

Kryeministri Mustafa theksoi se miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, është datë e rëndësishme në historinë e përpjekjeve të qytetarëve të Kosovës për liri dhe pavarësi.

Kryeministri Isa Mustafa, me ketë rast, ka shprehur konsideratat më të larta për deputetët e Kuvendit të Kosovës të asaj kohe, të cilët me sakrifica të mëdha u mblodhën në Kaçanik për të realizuar këtë akt të rëndësishëm historik.

“Miratimi i Kushtetutës së Kaçanikut, ndër të tjera, fuqizoi legjitimitetin, vendosmërinë dhe përpjekjet e gjithanshme të qytetarëve të Kosovës për krijimin e shtetit”, ka thënë kryeministri Mustafa.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...