7 Shtator 2016 - 16:28
Një ndër panelistët e konferencës së sotme kushtuar marrëveshjes ndërkombëtare dhe integrimeve euroatlantike, Sefer Tahiri, është bërë shënjestër i revoltës së një pjese të të pranishmëve në sallë.
Tahiri shtroi diskursin e statusit të shqiptarëve në Maqedoni nga para-pavarësimi i shtetit e deri më sot, por i njëjti ligjërim ka hasur në deklarata të forta kundërshtuese.
“Edhe pse varianti i parë i preambulës së Kushtetutës të miratuar më 16 nëntor të vitit 2001 kishte koncept qytetar, preambula e re i definon si pjesë e popullit shqiptar, ngjashëm siç i definon edhe vllahët, turqit, serbët, boshnjakët dhe romët. Kjo do të thotë se shqiptarët janë pjesë e popullit shqiptar përsëri i ri, i panjohur dhe i paeksploruar mirë, apo një zgjidhje që del jashtë çdo teorie identitare”, deklaroi Sefer Tahiri ngaInstituti për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve.
Sashko Todorovski, zyrtar në Ministrinë e Punëve të Jashtme, ka shfaqur averzionin e tij ndaj gjuhës shqipe.
“Gjuha maqedonase është gjuha numër një, të mos themi gjuhë zyrtare në të gjithë territorin sepse këtu ka nuanca në kushtetutë, por të mos futemi aty, ja po themi gjuha numër një, apo gjuhë e unifikimit, unë për t’ju kuptuar juve isha i detyruar të vendoj kufje, sepse dëgjoja përkthimin në gjuhën maqedonase. Çfarë nënkupton koncepti qytetar, a do të thotë kjo se gjuha shqipe dhe maqedonase do të jenë të barabarta dhe se unë do të kem detyrim ta njoh dhe ta flas gjuhën shqipe, dhe si do ta rregullojmë këtë në korrelacion me shtetin unitar”, tha Sashko Todorovski, nëpunës në MPJ.
“Për sa u përket gjuhëve, unë nuk thash se nëse gjuha shqipe bëhet zyrtare do të duhet edhe ju ta flisni, ja sot komunikojmë shumë mirë, unë as në shqip dhe maqedonisht, pse jo edhe ju nesër të mos e mësoni gjuhën shqipe. Mendoj se është koha e fundit të kuptojmë se ne duhet patjetër të respektojmë njëri-tjetrin, përkatësisht të ndërtojmë koncepte të komunikimit ndërkulturor. Gjuha është pika e parë”, tha Sefer Tahiri, Instituti për Trashëgimi Kulturore të Shqiptarëve.
Dokumentet themeltare të shtetit modern të Maqedonisë duke filluar nga Kushtetuta e vitit 1946, ajo e 1974-ës, e vitit 1991, madje edhe ajo e vitit 2001, e kanë definuar Maqedoninë si shtet të kombit maqedonas, ndërsa pjesëtarët e kombeve të tjera janë trajtuar me përkufizime unikale kushtetuese, siç është termi pakica kombëtare, nominime këto të panjohura në të drejtën ndërkombëtare.
Në periudhën e kryengritjes së Ilindenit në vitin 1903 kur përbrenda territorit të Maqedonisë ishin osmanlinjtë, populli maqedonas dhe pjesëtarët e kombeve të tjerë të cilët kanë jetuar në këtë territor arritën të krijojnë një republikë të bazuar në parimet demokratike, ku palët ishin të përfaqësuar në kushtetutën e Republikës së Krushevës. Kuvendi kombëtar ishte i përbërë nga 60 përfaqësues, 20 maqedonas, 20 vllehë dhe 20 shqiptarë dhe ishte zgjedhur qeveria e përkohshme 6 anëtarëshe. Menjëherë pas kësaj është zgjedhur një këshill ku kryetar këshilli u zgjodh Nikolla Karev i cili e shpalli Republikën e Krushevës, dhe për herë të parë në histori, maqedonasit, vllehët dhe shqiptarët zgjodhën qeveri të përbashkët. E megjithatë, debatet e ngjashme si ky i sotmi, dëshmojnë se ky karvan i vullnetit të shtetformimit të përbashkët po ecën mbrapsht.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...