Veseli ripërsërit, Qendra Protokolare në Gërmi të vihet në funksion të zhvillimit

7 Shtator 2016 - 16:10      

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot një vizitë në Qendrën Inovative të Kosovës, gjatë të cilës u takua me drejtues të kësaj qendre dhe u njoh me punën që bëhet nga të rinjtë në ambientet e saj.

Gjatë takimit me drejtorin ekzekutiv, Uranik Begu, dhe anëtarët e Bordit të kësaj qendre, kryetari Veseli konfirmoi mbështetjen e pakursyer të Kuvendit të Kosovës për punën e jashtëzakonshme që bëhet në këtë qendër, të cilën Veseli e konsideroi inkurajuese për shumë të rinj.

“Kam ardhur sot këtu, si kryetar i Kuvendit, që në kuadër të këtij sensibilizimi, të lansojmë çmimin për inovacion, të cilin do ta japë Kuvendi i Republikës së Kosovës. Nëpërmjet kësaj, dëshirojmë të përcjellim mesazhin për të rinjtë tanë, që të kyçen sa më shumë në ndërmarrësi, inovacion dhe kreativitet”, theksoi kryetari Veseli.
Ai shtoi se Kuvendi do të bëjë çdo gjë të mundshme që nëpërmjet punës së tij legjislative, t’i jep mundësi dhe përparësi promovimeve, të cilat kanë të bëjnë me inovacionin, si një parakusht për zhvillim të hovshëm ekonomik.

Në funksion të kësaj, kreu i Kuvendit përsëriti qëndrimin e tij që brenda këtij viti, Qendra Protokolare në Gërmi të jepet në shfrytëzim të teknologjisë informative dhe inovacionit.
Kryetari i Kuvendit vlerësoi se rinia e Kosovës ka potenciale dhe kreativitet të bëjë punë të jashtëzakonshme dhe të arrijë rezultate të mëdha, por, si parakusht për këtë, Veseli konsideroi se ajo duhet ta ketë mundësinë t’i nënshtrohet trajnimeve të duhura, në mënyrë që të jetë adekuate me nevojat e tregut të punës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...