Një kosovar e 5 italianë të vdekur në aksidentin ajror në Shkup

7 Shtator 2016 - 14:23      

Një shtetas i Kosovës dhe pesë italianë kanë vdekur nga rrëzimi i aeroplanit privat në afërsi të Shkupit.

Mbrëmë ishte raportuar se në këtë aksident kishin vdekur dy vëllezërit nga Banja e Malishevës, Fazli e Visar Begaj, por familjarët i kanë thënë KTV-së se Fazliu është shëndosh e mirë.

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj, ka thënë se kjo tragjedi i ka tronditur të gjithë qytetarët e Malishevës.

“Jemi në kontakt me autoritetet dhe me Ambasadën e Kosovës në Shkup. Presim prej tyre informata të mëtutjeshme. Ne do të kërkojmë që familjari jonë, pasi që ka pasaportë italiane, të kthehet dhe të varroset në vendlindje”, ka thënë Begaj, raporton KTV.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të aeroplanit të shkollës së fluturimeve në Trevi të Italisë.

Ndërsa, për shkak të këtij aksidenti, Qendra Aeronautike e Kosovës ka anuluar ngjarjen e planifikuar për sot, ku është dashur të marrin pjesë viktimat.

Ndërsa kryetari i Istogut, Haki Rugova, ka treguar se viktimat kanë pas për qëllim të investojnë në komunën që ai drejton në ndërtimin e një aeroporti sportiv. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...