Foto: Koha

Ymeri: Kushtetuta e Kaçanikut, më e mirë se kjo e Bajramit e e Kuçit

7 Shtator 2016 - 11:32      

Lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri në 26 vjetorin e miratimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, apo siç njihet si Kushtetuta e Kaçanikut, ka thënë se kjo ka qenë shumë më e mirë sesa kjo e Arsim Bajramit e Hajredin Kuçit.

“Ajo nuk e kishte nenin absurd e antidemokratik 1.3 që i bën shqiptarët fajtorë”, ka shkruar Ymeri në Facebook.

Postimi i plotë i kreut të Vetëvendosjes:

Sot bëhen 26 vjet nga miratimi Kushtetutës së Republikës së Kosovës, apo siç njihet Kushtetuta e Kaçanikut. Kjo Kushtetutë e shkruar nga Akademiku Gazmend Zajmi, në Nenin e parë të saj përcakton që “Republika e Kosovës është shtet demokratik i Kombit shqiptar dhe i pjesëtarëve të kombeve të tjera dhe i pakicave kombëtare, të shtetasve të vetë; serbëve, muslimanëve, malazezëve, kroatëve, turqve, romëve e të tjerëve që jetojnë në Kosovë.”(Neni 1)

Kjo Kushtetutë e Gazmend Zajmit ishte shumë më e mirë dhe më e drejtë sesa kjo e Arsim Bajramit e Hajredin Kuçit. Ajo nuk e kishte nenin absurd e antidemokratik 1.3 që i bën shqiptarët fajtorë.

Njëkohësisht Kushtetuta e Kaçanikut kushtëzonte që “Organizimi i jetës ekonomike dhe sociale rregullohet në mënyrën që të gjithë qytetarëve t’u sigurojë standard të jetesës në pajtim me drejtësinë, të bazuar në punën e tërësishme, si burim i mirëqënies, dhe në pajtim me dinjitetin njerëzor.”(Neni 24)

Pra në qendër ishte njeriu, shoqëria, drejtësia, mirëqenia dhe dinjiteti, e jo tregu, privatja…

Kushtetuta e Kaçanikut krijonte një hapësirë shtetërore dhe ekonomike demokratike, dhe hapësirë për ndërmarrësinë private, por aktivitetin ekonomik ia nënshtronte mirëqenies shoqërore. Pra kushtëzonte një ekonomi që krijon mirëqenie për shoqërinë, e jo një shoqëri që e sakrifikon mirëqenien për tregun. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...