7 Shtator 2016 - 10:23
Duke folur në një konferencë për luftën kundër krimit dhe korrupsionit, ambasadori shprehu besim se reforma në drejtësi dhe procesi i dekriminalizimit do të ndihmojë për pandëshkueshmërinë e njerëzve të inkriminuar.
Ambasadori theksoi rëndësinë e kësaj reforme për të pastruar dhe larguar gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ndaj për këtë rëndësi të madhe, tha ai, ka ngritja e Byrosë Kombëtare të Hetimit.
SHBA janë zotuar për të ndihmuar dhe mbështetur në krijimin e BKH-së, tha Lu, dhe kryeministri Rama ishte në prill të këtij në zyrat e FBI-së, për të forcuar këtë zotim.
“Ne jemi zotuar ta mbështesim këtë vend në luftën kundër krimit të organizuar”, nënvizoi ambasadori Lu në fjalën e tij në këtë konferencë.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...