Foto: Koha / ilustrim

Tahiri në Bruksel për tabelat e automjeteve

7 Shtator 2016 - 08:46      

Delegacioni i Kosovës i udhëhequr nga ministrja për Dialog, Edita Tahiri, udhëton sot për në Bruksel për të marrë pjesë në takimin e radhës për çështjen e lëvizjes së lirë, përkatësisht reciprocitetin në tabelat e regjistrimit të automjeteve e cila është e paraparë me marrëveshjen e lëvizjes së lirë të vitit 2011.

Në ditët pasuese në Bruksel pritet të mbahen edhe takime tjera në kuadër të dialogut teknik. Më 8 shtator 2016 do të mbahen takime për çështjen e diplomave dhe kadastrit, më 9 shtator 2016 do të mbahet takimi për vlerësimin e procesit të revitalizimit të urës së Mitrovicës pas heqjes së barrikadës, ndërsa më 13 shtator 2016 do të mbahet takimi i radhës për çështjen e kodit shtetëror telefonik për Kosovën.

Në delegacionin e udhëhequr nga ministrja Edita Tahiri do të jenë edhe këshilltari i saj kryesor politik dhe koordinatori i çështjes Dren Zeka, Drejtori i Zyrës për Planifikim Strategjik, Qemajl Marmullakaj, sekretari i përgjithshëm i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Driton Gashi, Këshilltari Politik i Ministrit Skënder Hyseni, Shkodran Manaj si dhe Drejtori i Policisë Kufitare, Shaban Guda. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...