BE: Asociacioni sipas ligjeve të Kosovës dhe vendimit të Kushtetueses

7 Shtator 2016 - 07:30      

Prishtinë, 7 shtator – Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të themelohet sipas ligjeve të Kosovës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, shkruan sot Koha Ditore.

Kështu kanë deklaruar nga Zyra e Bashkimit Evropian, kur janë pyetur për nisjen e veprimeve rreth themelimit të Asociacionit. Javën e kaluar, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka kompletuar ekipin udhëheqës, i cili do të merret me draftimin e statutit.

Ndërkaq BE-ja do të ofrojë rol lehtësues në këtë proces.
“Sa i përket Asociacionit/Bashkësisë së komunave me shumicë serbe në Kosovë, siç ka thënë edhe përfaqësuesja e lartë e Bashkimit Evropian, Federica Mogherini, në fillim të këtij viti, ai nuk do të jetë një qeveri paralele në Kosovë dhe nuk do të dalë përtej ligjeve.

Ai (Asociacioni v.j.) do të ngrihet brenda kuadrit ligjor dhe qeverisjes ekzistuese të Kosovës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës së BE-së dërguar gazetës. “... Do të zbatohet vendimi i fundit i Gjykatës Kushtetuese, i cili ofron udhëzime për t’u siguruar që kur të hartohet Statuti i Asociacionit/Bashkësisë, ai të reflektojë ligjet e Kosovës” (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...