Pas 4 muajsh ndërprerjeje rifillojnë gërmimet në Kizhevak të Serbisë

7 Shtator 2016 - 06:50      

Prishtinë, 7 shtator – Në Kizhevak të Serbisë, të martën, kanë rifilluar gërmimet për trupat e shqiptarëve të vrarë gjatë luftës, katër muaj pas ndërprerjes së kërkimeve. Kryetari i Komisionit qeveritar për persona të pagjetur, Prenk Gjetaj, ka thënë se nuk ka ndonjë datë të saktë se sa do të zgjasin këto punime, derisa ka shtuar se me vështirësi është duke u punuar për shkak të motit të lig, shkruan sot Koha Ditore.

“Kjo është hera e tretë që po rifillojnë gërmimet në këtë lokacion, dhe sipas disa vlerësimeve punimet tani bëhen tek pjesa kryesore e lokacionit, ku dyshohet për varrezë”, ka thënë Gjetaj.

Herën e fundit kur pala serbe kishte ndërprerë gërmimet në këtë lokacion ishte arsyetuar me mungesë të fondeve të mjaftueshme.
Prenk Gjetaj ka thënë se nga informacionet që kanë, pala serbe tashmë ka siguruar donacione nga Britania e Madhe për rinisjen e punimeve (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...