Kosova me delegacionin më të madh në shenjtërimin e Nënë Terezës

7 Shtator 2016 - 06:30      

Prishtinë, 7 shtator - Delegacioni i Kosovës ka qenë ndër më të mëdhenjtë në meshën e shenjtërimit të Nënë Terezës në Vatikan, shkruan sot Koha Ditore.

Për nga numri i zyrtarëve ia ka kaluar edhe Indisë, vend në të cilin Nënë Tereza ka jetuar dhe zhvilluar aktivitetin humanitar, Maqedonisë - vend i lindjes së Anjezë Gonxhe Bojaxhiut, dhe Shqipërisë.

Në ceremoninë e cila u mbajt të dielën krahas krerëve shtetërorë, në Selinë e Shenjtë janë parë edhe deputetë e përfaqësues të partive politike.

Qeveria dhe Kuvendi nuk kanë ofruar të dhëna për numrin e pjesëmarrësve dhe shpenzimet që janë bërë.
Vetëm për koncertin e mbajtur një ditë para meshës së shenjtërimit, Qeveria kishte ndarë 300 mijë euro (gjerësisht, sot në “Kohën Ditore”).

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...