6 Shtator 2016 - 21:26
Ai në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka thënë se qytetari është për një shtet ku sundon ligji dhe ku nuk i falet territor askujt.
“Qytetari është për shtet ku sundon ligji, ku nuk i falet territor dikujt dhe çdo gjë që ka lidhje me qytetarin duhet të jetë transparanete. Qytetari nuk e do një Kosovë të cilën e lëshojn 200.000 njerëz, qytetari nuk e duron të ketë një koalicion që asnjë zhvillim ekonomik nuk e ka bërë”, ka thënë Lekaj.
Ai shtoi se si opozitë nuk janë të interesuar që kjo gjendje e tanishme të zgjoi konflikt shekullor.
“Ne nuk jemi të interesuar dhe as Mali i Zi nuk është i interesuar të ketë konflikt shekullor për një marrëveshje që është bërë në dëm të Kosovës. Nëse jeni të sigurt për këtë, pse nuk ndaleni dhe të thoni se keni gabuar, kush punon gabon”, ka thënë Lekaj duke ju drejtuar deputetit Ferati.
Në anën tjetër, Ferati ka vazhduar ta përsëris se votat e Listës Srpska ishin të domosdoshme gjatë votimit për ratifikimin e demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
“Lista Srpska nuk merrte pjesë, nuk e tha dikush tjetër e them unë, na duheshin ato 10 vota që të bëhen 80 dhe për ata që nuk e dijnë që në Kuvend ekzistojnë deputetët serb, duhet ta dijnë. A po harroni që Kosova është multietnike”, përfundoi Ferati duke ju drejtuar bashkëfolësve nga opozita.
Pazaret vetanake dhe rrjedhimisht blerja e votave të Listës Srpska sipas deputetit të LVV-së, Fisnik Ismaili është arsyeja e vetmja e mosvotimit për ratifikim të marrëveshjes së demarkacionit në Kuvendin e Kosovës.
“Ajo u tërhoq që ju t’i bëni pazaret dhe t’i bleni edhe ato vota të Listës Srpska. Kur e keni zgjedh president Hashim Thaçin kanë ndodh pikërisht ato. Më lejoni t’i përmes ato që janë terminali i Margarita Kadriut, propozimi i Alma Lamës si ambasadore, të punësuar të Armend Zemaj dhe Arben Gashit. Do të thotë, ju nuk e bëni këtë për të mirën e këtij vendi që po thirreni që gjysmë ore, por për pazare politike. Nuk veproni asgjë për të mirën e këtij vendi por të mira vetanake”, ka thënë Ismaili.
Në anën tjetër, Ferati iu drejtua Ismailit duke i thënë se me udhëheqje kanë mësuar edhe nga ajo e Prishtinës, konkretisht nga goditja e bordeve të Prishtinës siç thotë ai “i dini ju vetë cilat janë ato”.
Ai po ashtu tha se Kosova ka shumë vizion, të cilin nuk arriti ta shkatërroj Beogradi e nuk mund ta bëjnë as të tjerët.
“Ti flet gjithmonë në emër të pareve e unë po të flasë në emër të shtetit. Ti kot bën sehire çdo ditë për fenomenet negative të këtij vendi derisa nuk hyn në Kuvend. Ky shtet aq shumë ka djersë, gjak e vizion që Kosova të ecë përpara gjë që as Beogradi nuk arritë ta zhduk, sepse ai është armiku e jo ti”, përfundoi Ferati.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...