Mustafa: Selia e Shenjtë ka shprehur respekt të veçantë për Kosovën dhe popullin e saj

6 Shtator 2016 - 21:16      

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, përmes rrjetit social Facebook u është drejtuar miqve me vlerësimin se delegacioni u prit me respekt e nderime të posaçme në Selinë e Shenjtë, me rastin e shenjtërimit të Nënës tonë Terezë.

“Miqësia e Kosovës me Selinë e Shenjtë, e ndërtuar nga arkitekti i pavarësisë sonë, Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, është vlerë e posaçme e jona, të cilën do ta ruajmë dhe fuqizojmë edhe më tutje”, shkruan kryeministri.

Në vazhdim, postimi i plotë i kryeministrit Mustafa.
Të dashur miq,
Delegacioni i Kosovës është pritur me respekt dhe nderime të posaçme gjatë qëndrimit në Selinë e Shenjtë, me rastin e shenjtërimit të Nënës tonë Terezë.

Vet Papa Françesku rezervoi pritje të veçantë për Presidentin dhe mua në cilësinë e Kryeministrit të Kosovës, duke na shprehur respektin e Selisë së Shenjtë për Kosovën dhe popullin e saj. U takova edhe me autoritete të tjera të larta të Vatikanit, si sekretarin e shtetit, kardinalin Parolin dhe nuncin Apostolik, Janusz.
Miqësia e Kosovës me Selinë e Shenjtë, e ndërtuar nga arkitekti i pavarësisë sonë, Presidenti Historik, Ibrahim Rugova, është vlerë e posaçme e jona, të cilën do ta ruajmë dhe fuqizojmë edhe më tutje.

Në Vatikan u shenjtërua Nëna jonë Terezë, u shpreh nderimi i posaçëm për popullin shqiptar kudo që jeton dhe erdhi në shprehje respekti për shtetin e Kosovës’, përfundon postimi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...