Ismaili: Falja e 8 mijë hektarëve mbetet e papranueshme

6 Shtator 2016 - 20:29      

Kokëfortësia e pushtetarëve ka bërë që vendit t’i shtyhet votimi për liberalizim të vizave dhe kushti për ratifikim të demarkimit të kufijve me Malin e Zi nuk është kushti kryesor për një gjë të tillë. Kështu u shpreh deputeti i LVV-së, Fisnik Ismaili në Rubikon të KTV-së duke shtuar se një demaskim i tillë mbetet i papranueshëm.

“Kjo është kryekëput një mënyrë që të shtyhet demarkacioni. Ta kemi të qartë një gjë, ne si Lëvizje nuk e kundërshtojmë demarkacionin si proces sepse duhet të ndodh mirëpo si i tillë, duke falë këto hektarë mbetet i papranueshëm”, ka thënë Ismaili.

Por, demarkacioni nëse jo kushti i vetëm mbetet ndër kushtet që Kosova të ketë liberalizimin e vizave dhe nëse jo përmes demarkacionit atëherë mund të gjendet një mënyrë tjetër për ta bërë këtë sipas deputetit të LDK-së, Sadri Ferati.

Ai ka thënë se përmes bashkëpunimit mund të zgjidhet kriza në të cilën është vendi.

“Ky destabilitet deri tash që kemi pas, kjo krizë ka filluar të ketë pasojat e veta. Të themi se nëse e votojmë demarkacionin, atëherë nuk do të kemi problem me krijimin e Forcave të Armatosura, nuk mund të themi ashtu, për këtë arsye kërkoj që të ketë bashkëpunim. ”, ka thënë Ferati.

Por nuk është i mendimit të njëjtë deputeti i AAK-së, Pal Lekaj. Sipas tij pika zero është zgjidhja e vetme e krizës së shkaktuar nga ky proces.

Ai ka theksuar se subjekti i tij politik është për një marrëveshje të demarkacionit e cila do rinegociohet nga pika zero.
“Ne nuk jemi kundër marrëveshjes apo një versioni tjetër me Malin e Zi por ajo që mendoj se është e udhës të bëhet është që marrëveshja të bie në pikën zero dhe të rinegociohet”.

Me një Mal të Zi i cili nuk heziton të filloj negociatat deputeti i LVV-së ka thënë se edhe subjekti i tij është për fillimin e një marrëveshje të re.

“Më parë qëndrojmë me këtë status-quo se të humbim diçka që nuk kthehet e ky demarkacion dhe këto 8 mijë hektarë janë të pakthyeshme”, përfundoi Ismaili.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...