Ferati: Opozita po manipulon me demarkacionin

6 Shtator 2016 - 20:23      

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, në emisionin “Rubikon” të KTV-së, ka përsëritur qëndrimin se Kosova nuk po humb territor në marrëveshjen për demarkacion me Malin e zi, derisa ka shtuar se opozita po manipulon me argumente të zbrazëta rreth demarkacionit.

“Unë nuk pajtohem që Kosova po humb territor. Unë i besoj një eksperti e ti një tjetri. Po provoni të manipuloni me një argument që nuk qëndron. Nuk mundeni me manipulu me njerëz vetëm se një njeri ka para në llogari dhe të thoni tash u zbulua“, ka thënë Ferati duke ju drejtuar përfaqësuesve të opozitës.

Ai shtoi se Kosova nuk mund të mbetet peng i varianteve politike si të pozitës ashtu edhe të opozitës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...