Vetëvendosje akuzon policinë për hakmarrje ndaj kritikave [video]

6 Shtator 2016 - 19:48      

Bastisje dhe arrestime iu bënë ditëve të fundit pjesëtarëve të lëvizjes Vetëvendosje. Në orët e para të mëngjesit të së martës Policia e Kosovës bastisi shtëpinë e sekretarit organizativ të Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, në fshatin Beleg të Deçanit.

Policia nuk dha shumë detaje rreth bastisje, pos që kjo ishte bërë në konsultim me prokurorin, thekson në raportin e saj KTV.
Lëvizja Vetëvendosje përmes një reagimi tha se bastisja është një hakmarrje e Policisë ndaj kritikave që Molliqaj dhe zyrtarë të tjerë të këtij subjekti, i kanë bërë institucionit të rendit dhe të sigurisë publike. Të arrestuarit e tjerë akuzuan policinë se ushtroi dhunë ndaj tyre në shenjë hakmarrjeje.

Në protestën e fundit kundër demarkacionit me Malin e Zi dhe disa ditë më parë , policia pati arrestuar disa aktivistë të lëvizjes, ndërsa gjashtë prej tyre u patën akuzuar se kanë kryer vepër terroriste.

Policia kishte identifikuar dhe asgjësuar qindra shishe të mbushura me materie ndezëse, dhjetëra bidonë të mbushur me materie ndezëse, kavanoza me ngjyrë, megafonë, maska si dhe mbi 400 ID kartela me emra dhe mbiemra të personave, me shenja të Vetëvendosjes. Kontrollin e policisë në hapësirat që ishin nën shfrytëzim të LVV-së partia e pati quajtur të jashtëligjshëm.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...