Rikthehet në agjendë Asociacioni i Komunave Serbe

6 Shtator 2016 - 19:27      

Asociacioni i Komunave me shumicë Serbe është rikthyer në agjendë, disa muaj pas ndërprerjes së aktiviteteve.

Javën e kaluar, Ministria e Administrimit e Pushtetit Lokal ka emëruar dy anëtarët e rinj të ekipit udhëheqës. Kjo po ndodh, transmeton KTV, pavarësisht zotimit të Qeverisë se nuk do të ketë zbatim të Marrëveshjes për Asociacionin dhe Marrëveshjes për kodin telefonik dhe për pavarësimin e rrjetit të transmisionit nga ana e Serbisë.

Ndërkaq, edhe Beogradi zyrtar ka paralajmëruar se do të japë kontributin e vet në tekstin e draft-statutit, si dhe do të vlerësojë nëse ai është në përputhje me marrëveshjet e dakorduara me ndërmjetësimin e BE-së.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...