Çollaku lë Ministrinë e Integrimeve, shkon te presidenti Thaçi [video]

6 Shtator 2016 - 19:21      

Ministri i Integrimeve, Bekim Çollaku, këto ditë do të largohet nga posti i të parit të ministrisë, pasi vlerëson se misioni i tij është përmbyllur. Ai do të kthehet në kabinetin e Presidentit Thaçi si këshilltar i parë, merr vesh KTV.

Pavarësisht thirrjeve të BE-së për rezultatet konkrete në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, Çollaku ka thënë se ky nuk është kusht për liberalizim të vizave, por sipas tij, është punë që kryhet në vazhdimësi. Sipas tij, demarkacioni me Malin e Zi, është kushti kryesor dhe i vetëm që ka mbetur pa u plotësuar, para se kosovarët të lëvizin në zonën Shengen.

Ndryshe, me ta lënë postin e ministrit, ai do të rikthehet në shërbim të Hashim Thaçit, si këshilltar i parë i presidentit. Por ka mohuar mundësinë e ndryshimeve kushtetuese rreth mandatit të presidentit, duke theksuar se ai u keqkuptua kur deklaroi se do të jetë numri dy pas presidentit, kur dihet se Kosova është shtet parlamentar.

Çollaku, më parë ka qenë këshilltar i Thaçit, gjatë kohës sa ai ishte kryeministër i vendit, ndërsa në dhjetorin e 2014-s është emëruar ministër i Integrimeve, pasi udhëheqjen e qeverisë e mori Isa Mustafa. Por para së ta lërë qeverinë, ai ka porositur partnerët e koalicionit që Ministrinë e Integrimeve të mos e përfshijnë në procesin e fuzionimit pasi, sipas tij, Kosova ka nevojë për punën e saj.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...