6 Shtator 2016 - 19:08
Ky i fundit kërkoi në muajin qershor nga drejtori i AQP-së, Mursel Rracaj, që të firmoste menjëherë kontratën për furnizim me material zyrtar, ajo për furnizim me bileta të transportit ajror, si dhe kontrata për furnizim me goma për automjete, pesha e të cilave arrinte në mbi 12 milionë euro, rikujton KTV.
Në letrën e ministrit që mban datën e 13 qershorit të këtij viti Rracaj ishte paralajmëruar që nëse nuk i kryente këto nënshkrime, ai do të jepte përgjegjësi. Kjo duket ta ketë frikësuar Rracajn, i cili pranoi edhe jashtëligjshëm të nënshkruante kontratat. Por, shkrimet e njëpasnjëshme të Kohës Ditore, më pas reagimi i disa institucioneve dhe ndërhyrja e Organit Shqyrtues të Prokurimit Publik dhe të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik e detyruan ministrin t’i nënshkruante vetë këto kontrata.
Mbështetur në disa komunikime të shkruara mes autoriteteve dhe të bërë publike nga Koha Ditore, kreu i Ministrisë së Financave donte që në vendimmarrjen për të tri aktivitetet e prokurimit, të mos jenë gjurmët e politikanëve. Ai thotë se LDK-ja është duke e ndjekur ritmin e njëjtë të shkeljeve sikur që ka bërë PDK-ja, të cilin sa ishte në opozitë nuk u ndal së kritikuari. Ndërkaq, shoqëria civile e sheh me shqetësim të madh një ndërhyrje të tillë.
Kohavision ka kërkuar një përgjigje nga Ministria e Financave në lidhje me shkeljet e bëra nga ministri, por, ashtu siç pritej, zyrtarë të saj nuk janë përgjigjur.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...