Tensione në qendrat e refugjatëve në veri të Greqisë

6 Shtator 2016 - 18:36      

Ditët e fundit janë shtuar tensionet në qendrat greke të trajtimit të refugjatëve në veri të Greqisë afër kufirit me Shqipërinë bëjnë të ditur mjetet greke të informimit, transmeton VOA. Përkeqësimi i motit dhe përmbytja e shpeshtë e qendrës në Kacikas të Janinës ka ngjallur reagimin e qindra refugjatëve që kërkojnë shpërnguljen nga çadrat e vendosura në një fushë që mbushet me ujë sa herë përkeqësohet moti.

Fëmijë dhe grupe refugjatësh kanë protestuar dhe në qendrën tjetër strehimore të Konicës duke kërkuar hapjen e kufirit dhe lejimin e familjeve për t`u bashkuar me pjesët e tjera në vendet perëndimore. Në këtë qendër jetojnë prej muajsh rreth 160 refugjatë sirianë, mes të cilëve shumë fëmijë.

Autoritete vendore në Janinë kanë premtuar ngritjen e një qendre të re që do tu mundësonte refugjatëve të vendosur në Kacikas (aerodromin e vjetër ushtarak në Janinë) të shpërnguleshin në kushte më të mira në periudhën e dimrit.

Ndërkohë grupe të vogla refugjatësh vijojnë të depërtojnë në kufirin shqiptar nga Greqia. Burimet policore greke njoftuan se arrestuan të martën dy shtetas grekë që po organizonin transportimin e një grupi refugjatësh sirianë drejt kufirit juglindor shqiptar.

Sipas policisë greke dy të arrestuarit u bllokuan në Kastoria, pasi kishin lënë 14 sirianë pranë kufirit shqiptar dhe po ktheheshin drejt Selanikut. Edhe policia kufitare shqiptare ka bllokuar në brendësi të vendit ditët e fundit grupe të vogla refugjatësh nga Siria dhe Pakistani. Refugjatët e hyrë nga Greqia janë riatdhesuar mbi bazë të një marrëveshje që policitë e të dy vendeve zbatojnë prej kohësh.

Pak ditë më parë roja bregdetare greke kishte bllokuar në afërsi të Korfuzit një mjet të shpejtë lundrimi që kishte në bord 27 refugjatë që po transportoheshin ilegalisht drejt Italisë.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...