Nesër vazhdon seanca gjyqësore ndaj Azem Sylës

6 Shtator 2016 - 17:41      

Avokati Tomë Gashi ka njoftuar se të mërkurën do të vazhdojë seanca gjyqësore për rastin e ish-deputetit të PDK-së, Azem Syla dhe të tjerëve.

“Nesër me 07.09.2016 në Pallatin e Drejtësisë në ora 9 e 30 vazhdon seanca e hetuesisë së veçantë në rastin Azem Sylës dhe të tjerëve, pas lirimit nga paraburgimi, më në fund Daja nuk do të vijë me përcjellje të policisë së EULEX-it”, ka njoftuar avokati mbrojtës i Sylës, Tomë Gashi.

Azem Sylës, bashkë me Nuhi Ukën, Arton Vilën, Hajrullah Berishën, Avni Maxhunin e Sabedin Haxhiun, do të ju duhet që një herë në javë të lajmërohen në stacionin policor, aty ku ata janë me banim të përhershëm apo të përkohshëm.

Pos kësaj, të liruarit nuk guxojnë të flasin mes vete dhe me dëshmitarët në rast. Ndërsa Ilaz Sylës dhe Ljubisha Vujoviqit nuk i është ndërprerë masa e paraburgimit.

Syla me një grup prej mbi 60 persona ishte arrestuar për krim të organizuar në lidhje me disa prona në periferi të Prishtinës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...