Haziri u kërkon partive simotra të LDK-së mbështetje për Kosovën në rrugëtimin europian

6 Shtator 2016 - 17:31      

Prishtinë, 6 shtator - Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, po merr pjesë në takimin e Asamblesë Politike të Partive Popullore Evropiane, i cili po zhvillon punimet në Bruksel.

Gjatë samitit, është biseduar për punën e organeve të EPP-së dhe çështje tjera të rëndësishme për familjen e partive evropiane të qendrës së djathtë.

Sipas njoftimit për medie të kësaj partie, nënkryetari Haziri ka prezantuar progresin në Kosovë dhe ka bërë një rezyme të situatës politike, duke theksuar përkushtimin e LDK-së për kontribut maksimal në avancimin e proceseve të gjithanshme pozitive në Kosovë dhe më gjerë.

Të pranishmit në samit, thuhet në njoftim, vlerësuan punën dhe shprehën mirënjohje për kryetarin Isa Mustafa dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës për punën dhe rezultatet e mira të arritura në qeverisjen e vendit.

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka kërkuar mbështetjen e Grupit Parlamentar të EPP-së në proceset eurointegruese, duke përfshirë liberalizimin e vizave dhe proceset tjera të rëndësishme për Kosovën.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...