Dardan Molliqaj akuzon klanin “Pronto” për bastisjen e shtëpisë së tij

6 Shtator 2016 - 17:27      

Sekretari organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje, Daradan Molliqaj, përmes një reagimi ka akuzuar klanin “Pronto” për bastisjen e shtëpisë së prindërve të tij, siç ka thënë ai, në Beleg të Deçanit.

Klani "Pronto" sot ka urdhëruar bastisjen e shtëpisë së prindërve të mi. Kjo bastisje ka ardhur si hakmarrje e drejtpërdrejtë dhe presion që të ma mbyllin gojën, meqë ditët e fundit në disa konferenca për shtyp e emisione unë e kam demaskuar dhe e kam denoncuar rrjetin polici-media-pushtet-pronto, thekson Molliqaj në reagimin e tij. . Por policia edhe pse ka bastisur e ka shqetësuar familjarët e mi në fshatin Beleg të Deçanit, nuk ka gjetur asgjë.

Me bastisjet e brutalitetin policor pushteti kërkon të na ndalë, sepse ne ia kemi ndalur "Demarkacionin" dhe "Zajednicën". Por nuk do të më ndalin as mua, as Lëvizjen dhe as qytetarët. Ne do t'i demaskojmë deri në fund, do t'i largojmë kriminelët prej pushtetit dhe do t'i ballafaqojmë ata me drejtësinë. Jo me drejtësinë e kapur dhe kontrolluar nga "Pronto", por me një drejtësi të pavarur, me integritet dhe me profesionalizëm, që do t'i çojë në burgje pushtetarët që e kanë terrorizuar dhe e kanë vjedhur popullin tonë që 17 vite, thuhet në reagimin e Molliqajt.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...