Kosova bëhet gati për aderim në Organizatën Botërore të Turizmit

6 Shtator 2016 - 17:20      

Bled, 6 shtator - Ministrja e Tregtisë dhe Industrisë, Hykmete Bajrami, mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit në Slloveni.

Gjatë kësaj vizite ajo zhvilloi një takim me sekretarin e përgjithshëm të Organizatës Botërore të Turizmit, Taleb Rifai, më të cilin shkëmbyen pikëpamjet e tyre sa i takon bashkëpunimit të Kosovës me këtë organizatë të rëndësishme ndërkombëtare, thuhet në komunikatën për medie të kësaj ministrie.

Në këtë takim bashkëbiseduesit folën edhe rreth mundësisë së anëtarësimit të Kosovës në Organizatën Botërore të Turizmit. Ministrja Bajrami e njoftoi z. Rifai rreth përgatitjeve që po bën Kosova për të aplikuar për anëtarësim në këtë organizatë dhe kërkoi mbështetjen e tij sa i përket këtij procesi.

Në anën tjetër z. Rifai premtoi se Organizata që ai drejton është e gatshme për bashkëpunim me institucionet e Kosovës në të mirë të zhvillimit të turizmit.

Sipas komunikatës, ministrja Bajrami u takua edhe me ministrin e Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik dhe Teknologjisë të Republikës së Sllovenisë, Zdravko Pocivalshek, me të cilin diskutoi rreth intensifikimit të bashkëpunimin ndërmjet Qeverisë së Kosovës dhe asaj të Sllovenisë si në fushën e turizmit ashtu edhe në sektorë e tjerë ekonomikë.

Në sesionin e diskutimeve rreth turizmit, ministrja Bajrami foli rreth sfidave të zhvillimit të qëndrueshëm të turizmit. Ajo, ndër të tjera, tha se Kosova posedon resurse të shumta turistike dhe se Qeveria e Kosovës po punon për zhvillimin dhe fuqizimin e këtij sektori të rëndësishëm për ekonominë e vendit.

Përkundër sfidave nëpër të cilat ka kaluar Kosova, deri tani janë bërë përparime të rëndësishme në infrastrukturë, por edhe në krijimin e mekanizmave, të cilët po merren me adresimin e sektorit të turizmit si dhe rritjen e dialogut publik-privat në fushën e turizmit, tha ministrja Bajrami. Ajo po ashtu tha se Qeveria e Kosovës po punon në rritjen e koordinimit të punës në mes të gjitha institucioneve publike dhe atyre private që merren me sektorin e turizmit.

Aktualisht po bëjmë përpjekje në fuqizimin e rolit të Këshillit Kombëtar të Turizmit, i themeluar që nga viti 2013 si një trupë në të cilën përfaqësohen sektori publik dhe ai privat, thuhet në komunikatën e MTI-së. Ne do ta rrisim rolin e këtij Këshilli si dhe nivelin e përfaqësimit në të, në mënyrë që kjo trupë të kontribuojë në aspektin e zhvillimit të politikave të qëndrueshme rreth turizmit në vendin tonë, përfshirë edhe Planin Kombëtar për Sigurinë në Turizëm, si pjesë e përpjekjeve të përgjithshme të qeverisë për hartimin e Strategjisë Kombëtare për Zhvillimin e Turizmit.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...