Sllovakia përkrah integrimin evropian të Kosovës

6 Shtator 2016 - 15:34      

Kryetarja e Komisionit për Integrime Evropiane, Njomza Emini, ka pritur sot L’ubomir Batary, udhëheqës i Misionit së Zyrës Ndërlidhëse të Sllovakisë në Kosovë, me të cilin ka biseduar për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Batary shprehu gatishmërinë për rritjen e bashkëpunimit me komisionin për procesin e integrimeve evropiane të vendit tonë.

Ai e falënderoi deputeten Emini për pritjen dhe e informoi atë për prioritetet e Presidencës së BE-së e cila udhëhiqet tani nga Sllovakia.

“Ndërsa sa i përket politikës së zgjerimit, tha vendi i tij ofron mbështetje për shtetet të cilat aspirojnë të integrohen në Bashkimin Evropian”, citohet të ketë thënë Batary.

Po ashtu Batary u shpreh i gatshëm për rritjen e bashkëpunimit, me komisionin, në procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Ndërkaq, kryetarja e komisionit, Emini, e njoftoi atë për aktivitetet dhe punën e Komisionit për Integrime Evropiane, si dhe për procesin e integrimit evropian të Kosovës.

Emini e ka falënderuar Bataryn edhe për përkrahjen e Sllovakisë dhënë Kosovës në procesin e integrimit evropian, duke shprehur gatishmërinë e saj dhe të komisionit të cilin e udhëheq, për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin në të ardhmen. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...