Hoxhaj: Parlamenti ta ratifikojë demarkacionin, pastaj vjen liberalizimi i vizave

6 Shtator 2016 - 14:05      

Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj ka zhvilluar një sërë takimesh gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Bledit në Slloveni ku në fokus të takimeve ka pasur çështjen e liberalizimit të vizave për Kosovën një ditë pas diskutimeve në komitetin LIBE në Parlamentin Evropian.

Hoxhaj ka zhvilluar një takim me eurodeputeten Tanja Fajon me të cilën ka diskutuar për zhvillimet e 24 orëve të fundit sa i përket liberalizimit të vizave dhe hapat që duhet ndjekur sidomos nga ana e Kosovës në javët e ardhshme.

“Kisha një takim shumë të mirë me zonjën Tanja Fajon, e cila është një mikeshë dhe mbështetëse e madhe e Kosovës. Ditën e djeshme në komisionin të cilin ajo e drejton, është marrë një votë pozitive sa i takon procesit të liberalizimit të vizave, por përderisa Parlamenti i Kosovës nuk e voton ratifikimin e marrëveshjes për demarkimin e kufirit me Malin e Zi, nuk do të ketë një vendim pozitiv sa i takon liberalizimit të vizave, dhe ky është mesazhi kryesor që Tanja Fajon ma dha sot në këtë takim”, ka thënë Hoxhaj.

Edhe Tanja Fajon ka shprehur përkrahjen e saj të pa-rezervë për liberalizimin e vizave për Kosovën.

“Me ministrin diskutuam për hapat e ardhshëm se si dhe sa më shpejtë të arrijmë heqjen e regjimit të vizave për Kosovën. Ministri Hoxhaj më siguroi se Qeveria e Kosovës do të bëjë gjithcka që është e mundur sa i përket këtyre hapave final si; ratifikimi i marrëveshjes për demarkacionin në Parlamentin e Kosovës dhe rezultate në luftimin e korrupsionit. Jam e kënaqur me votimin në LIBE dhe Kosova do ta ketë përkrahjen time të plotë, shpresoj që do të vazhdojmë këtë rrugëtim sepse është shumë me rëndësi për Kosovën dhe qytetarët e saj”, ka thënë Fajon.

Po ashtu, kryediplomati Hoxhaj ka zhvilluar edhe një takim me Harlem Desir, Ministër për Çështje Evropiane të Francës ku është shprehur përkrahja për liberalizimin e vizave, përkrahja për anëtarësimin në organizata ndërkombëtare dhe përgëzime për përmbushjen e reformave në agjendën evropiane.

Hoxhaj pasdite do të flasë në panelin me ministrat e jashtëm të rajonit për raportet e Ballkanit me BE-në dhe perspektivën euroatlantike.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...