
6 Shtator 2016 - 13:38
Kjo është bërë me kërkesë të komunës së Rahovecit.
Në këtë mbledhje, që është kryesuar nga Petrit Gashi, është diskutuar edhe për të gjeturat e Auditorit të Brendshëm dhe të Zyrës së Auditorit të Përgjithshëm. Po ashtu Bordi i Drejtorëve diskutoi për ndërmarrjen shoqërore “Trepça” nën administrimin e AKP-së, e cila trajtohet me prioritet nga ana e Agjencisë dhe konsiderohet me rëndësi të veçantë për ekonominë e Kosovës dhe në këtë kuadër Bordi u informua nga menaxhmenti për aktivitetet në këtë ndërmarrje dhe shqyrtoi raportin mujor të punës.
“Bordi, në vazhdën e vizitave të punës, u pajtua që në ditët në vazhdim të vizitoj Trepçën, njësinë në veri të Komunës së Mitrovicës”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga AKP.
Gjatë kësaj mbledhje, Bordi shqyrtoi dhe e aprovoi marrëveshjen e rishikuar në mes AKP-së dhe Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës për sa i përket procesit të shpërndarjes së pjesës së 20 përqindëshit për ish-punëtorët e ndërmarrjeve shoqërore dhe ndihmën në hartimin e listave të punëtorëve legjitim përfitues.
Gjithashtu Bordi u njoftua me raportin përfundimtar të Autoritetit të Likuidimit për ndërmarrjen shoqërore “KB Xhafa”, i cili do t’i dorëzohet Dhomës së Posaçme të Gjykatës Supreme për aprovim.
Bordi po ashtu aprovoi rekomandimin e Autoritetit të Likuidimit për marrëveshjen e re të qirasë së aseteve të NSh-së me Federatën e Futbollit.
Veç kësaj aprovoi edhe dhënien me qira të asetit të NSh “Ereniku-Industria”, në vendin e quajtur Piskotë, në përputhje me procedurat dhe metodologjinë për përcaktimin e çmimit të qirasë që parashihen me Rregulloren për qiradhënie.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...