Foto: Reuters

Shën Tereza bashkoi edhe shqiptarët e Kanadasë

6 Shtator 2016 - 11:47      

Data 4 shtator 2016 do të ngelet e gdhendur në kujtesën e shqiptarëve si dita e shenjtërimit të shqiptares më të njohur dhe më të respektuar në botë, bamirëses së madhe Nënës Terezë.

Shqiptarët kudo në botë u mblodhën për të festuar këtë ngjarje që ndoshta nuk do të përsëritet më në të gjallë të tyre, siç ishte rasti i shenjtërimit të një shqiptareje.

Edhe në Kanada, shqiptarët e shprehën respektin për këtë figurë të madhe por dhe krenarinë për bijën dhe motrën e tyre që tashmë i përket të gjithë botës me aktivitete nga më të ndryshmet.

Në kishën Martyrs’ Shrine, në Midland të Ontarios, Misioni Shqiptar Katolik “E Lumja Nënë Tereza”, në bashkëpunim me Arkipeshkvinë e Torontos, organizuan një meshë për të festuar shenjtërimin e Nënë Terezës, meshë në të cilën merrnin besimtarë të të gjitha origjinave kombëtare por kuptohet që shumica e të pranishmëve ishin shqiptarë nga të gjitha trojet shqiptare me banim në Toronto dhe rrethinë, raporton KP.

Mesha u udhëhoq nga kardinali i Torontos, Thomas Collins, ndërsa u zhvillua në anglisht dhe shqip.

Liturgjinë në gjuhën shqipe e udhëhoqi Don Xhovani që i shërben komunitetit katolik shqiptar të Torontos.

Ndër të pranishmit dalloheshin shqiptarët që mbanin flamurin kombëtar si dhe shqiptarë të veshur me veshje kombëtare. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...