Nis viti shkollor, por jo në të gjitha shkollat

6 Shtator 2016 - 06:51      

Rreth 270 mijë nxënës të shkollave fillore dhe të mesme kanë filluar të hënën vitin e ri shkollor 2016-17. Por, jo në të gjitha shkollat e Kosovës ka nisur mësimi.

Nxënësit e shkollës fillore “Enver Maloku” në Podujevë nuk kanë mundur të nisin procesin mësimor, pasi që objekti aktual nuk ofron kushte elementare për zhvillimin e procesit edukativo –arsimor, shkruan sot Koha Ditore.

Kryetari i kësaj komune, Agim Veliu, i cili e ka vizituar të hënën këtë shkollë, ka thënë se është i zhgënjyer me dinamikën e zhvillimit të punimeve në objektin e ri të kësaj shkolle, në të cilin kompania e kontraktuar nga MASHT-i punimet i ka filluar në muajin prill të vitit 2009 dhe ende nuk i ka përfunduar.

Për këtë ai fajin ia ka hedhur MASHT-it, pasi siç ka thënë me neglizhencë e ka mbajtur peng edhe Komunën të investojë në renovimin e objektit ekzistues. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore)

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...