Kosova e mbyllë në disavantazh pjesën e parë të ndeshjes me Finlandën [video]

5 Shtator 2016 - 21:35      

Kosova e ka mbyllur me humbje pjesën e parë të takimit historik me të cilin ka nisur rrugëtimin për kualifikim në kampionatin botëror “Rusia 2018”.

Me një lojë të mirë, aspak inferiore, por euforike dhe jo shumë të organizuar është karakterizuar pjesa e parë e ndeshjes.

Golin e epërsisë për finlandezët e shënoi Arajuuri, në minutën e 18, pas një goditje nga afër në topin që e mori pas krosimit nga këndi.

Kosova rrezikoi qysh në minutat e parë përmes Paçaradës e Bernard Berishës, derisa portieri Samir Ujkani shpëtoi gol të sigurt pak para se të pësojë atë të vetmin që u shënua në pjesën e parë të ndeshjes.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...