Ymeri uron kombëtare shqiptare, s’merret me Kosovën

5 Shtator 2016 - 21:01      

Kreu i Vetëvendosjes, Visar Ymeri i ka urur sukses në rrugëtimin e saj për në botëror kombëtaren shqiptare.

Nuk është marrë fare me atë të Kosovës, e cila ka nisur po sonte rrugëtimin e saj historik për biletë në garën më të madhe të futbollit në botë, që në vitin 2018 mbahet në Rusi.

“Sot Kombëtarja fillon rrugëtimin drejt Botërorit 2018. Kombëtarja e bashkimit, ajo që then kufijtë, dinjitozja e fitoreve, ajo që na e dëshmon se dobësinë nuk e kemi as natyrë e as kulturë, por vetëm politikë të dëmshme. Që na e dëshmon se të ndarë as nuk jemi më mirë, e as nuk mund të jemi më mirë. Përpara Shqipëri!”, ka shkruar Ymeri.

 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...