Liberalizim po, por paraprakisht demarkacioni me Malin e Zi

5 Shtator 2016 - 20:12      

Vetëm pas ratifikimit të marrëveshjes së kufirit me Malin e Zi, mund të fillohet puna për finalizimin e marrëveshjes për liberalizimin e vizave.

Kështu ka thënë Parlamenti Evropian në njoftimin e fundit për media, pas votimit që sot u bë në Komisionin parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme, i cili ka votuar kundër fillimit të negociatave për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Ja komunikata e plotë e Parlamentit Evropian

Pas heqjes së vizave për qytetarët e ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë, Malit të Zi dhe Serbisë më 2009 dhe për Shqipërinë e Bosnje Hercegovinën më 2010, Kosova mbeti e izoluar si i vetmi vend ballkanik qytetarët e të cilit ende kanë nevojë për viza për të udhëtuar në BE. Kosova nisi procesin e liberalizimit të vizave më 2012, katër vjet pas të gjitha vendeve tjera në fqinjësi.

Një prej 95 kritereve që vendi duhet të përmbush në mënyrë që të ratifikojë heqjen e vizave është marrëveshja kufitare me Malin e Zi, e cila është ende në proces.

Raportuesja e Parlamentit për propozimin, Tanja Fajon (S&D, SI), beson se heqja e vizave do të dërgonte një sinjal të qartë për Kosovën, në mënyrë që vendi të mos i humbte shpresat dhe aspiratat e pranimit në BE dhe si e tillë të vazhdojë me përpjekjet e veta për stabilitet dhe reforma demokratike.

Në lidhje me çështjen e mos-pranimit (pesë shtete të BE-së nuk e njohin Kosovën), draft-legjislacioni deklaron se heqja e vizave nuk prek qëndrimet individuale të shteteve anëtare të BE-së në lidhje me statusin e Kosovës.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...