5 Shtator 2016 - 20:05
“Sonte Kosova e fillon përfaqësimin në garat kualifikuese ndërkombëtare, duke shënuar pavarësinë e futbollit dhe duke realizuar ëndrrën e shumë brezave. Më pëlqeu edhe emri i tifozëve, ‘Dardanët’. Ky emër më solli në mendje Presidentin Rugova që punoi me durim në mënyrë që të rinjtë të kenë mundësi për suksese në çdo fushë të jetës”, ka thënë Mustafa.
“Thyerja e izolimit në sport na mori kohë, por edhe kjo, si çdo sfidë e integrimit të vendit u kalua. Do t’i kalojmë edhe sfidat tjera duke përfshirë udhëtimin e lirë. Tani është koha që të tregojmë talentin dhe kulturën tonë sportive. Shumë urime djema! Suksese edhe Kombëtares në ndeshjen e sotme”, ka thënë Mustafa.
E presidenti aktual i vendit, Hashim Thaçi është shprehur i bindur në fitore.
“Rrugës për në qytetin Turku të Finlandës, në përkrahje të përfaqësueses sonë në debutimin historik në kualifikimet për në Botërorin 2018. I bindur në ngadhënjimin e djemve tanë”, ka thënë ai.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...