
5 Shtator 2016 - 20:31
Në vend se ta përpunojë në këtë ndërmarrje, duke i rikthyer punëtorët në punë, xehen po vazhdon ta dërgojë në fabrikën në Kavadarc të Maqedonisë, pa u penguar nga askush, raporton KTV.
Dhe për të shpëtuar ndërmarrjen, në ballë i kanë dalë punëtorët, të cilët kanë hequr dorë nga pagat e gushtit, me të vetmin qëllim që në muajin e ardhshëm të rinisë prodhimi.
Fehmi Nika, Kryetar i Sindikatës së Punëtorëve të Ferronikelit, thotë se edhe pse xehja nuk është lejuar të bartet nga brendësia e fabrikës, në miniera vazhdon të ketë eksploatim të xehes dhe eksport të saj drejt Maqedonisë.
Nëse vazhdon një proces i tillë, Nika shpreh frikën për të ardhmen e ndërmarrjes.
Drejtues të Komisionit të Pavarur për Miniera dhe Minerale i kanë thënë KTV-së se Ferronikeli ka licenca të vlefshme për eksploatim dhe se sipas tyre, buxheti përfiton më shumë nga eksporti i xehes, pasi paguhet më shtrenjtë tantiema, por se ky institucion nuk mund të ndërmarrë veprime për të ndaluar eksportin.
Njëjtë nuk do të ndërmarrë veprime as Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.
Në një përgjigje të shkurtë, zyrtarë të saj kanë bërë të ditur se nuk ka asnjë ligj që ndalon eksportin e mallrave, por sipas tyre, kjo çështje është dashur të rregullohet atëherë kur ndërmarrja është privatizuar.
Sipas të dhënave të Doganës, nga 1 prilli deri më 31 gusht, nga Kosova janë eksportuar xehe në vlerë mbi 1 milion eurosh, pjesa më e madhe e saj në shtetin fqinj.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...