Fillimit të vitit të ri shkollor më së shumti iu gëzuan fëmijët [video]

5 Shtator 2016 - 19:26      

Fillimit të vitit të ri shkollor 2016-2017, më së shumti iu gëzuan fëmijët që për herë të parë u ulën në bankat shkollore.

Ministri i Arsimit, Arsim Bajrami, i vizitoi nxënësit e shkollës fillore “Meto Bajraktari” në Prishtinë.

Ndonëse kishte paralajmëruar se mësimi do të fillonte me datën 1 shtator, gjatë ditës së hënë, dha arsyetimin se kanë pasur mungesë të fondeve për sigurimin e tyre.

Ai edhe njëherë tjetër kërkoi që askush të mos i përdor fëmijët për çështje politike dhe kjo sferë të mbahet larg objekteve shkollore.

E Arbërie Nagavci është shprehur se komuna e Prishtinës po ashtu i ka ndërmarrë të gjitha masat që gjithçka të shkojë në rregull sa i përket këtij viti shkollor.

Nxënësit në orën e parë të mësimit kanë mbajtur ligjëratë për shenjtërimin e Nënës Terezë.

Ministri Bajrami tha se edhe pse shkollat tona janë laike, ligjërata kushtuar asaj nuk cenon laicitetin e shtetit, kjo pasi që, sipas tij, figura e tashmë Shën Terezës do të thotë shumë për vendin dhe është mirë që edhe nxënësit të dinë për veprat e saj humane.
 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...