
5 Shtator 2016 - 19:23
Molliqaj thotë se po zhvillohet një luftë speciale ndaj opozitës e sidomos Vetëvendosjes, raporton KTV.
Këtu e ka përfshirë edhe RTK-në e kryeredaktorin Ridvan Berisha, për të cilin tha se për një javë rresht nuk i ka ndalur sulmet ndaj lëvizjes.
Lidhjen mes policisë, PDK-së dhe RTK-së, Vetëvendosja e bën përmes një fotografie, ku shihen bashkë Zenun Pajaziti, shef i deputetëve të PDK-së, Luan Keka, zëvendësdrejtor i departamentit antiterrorizëm në polici dhe kryeredaktori i RTK-së, Ridvan Berisha.
Ndërkohë, Ridvan Berisha nuk ka dashur të replikojë me Vetëvendosjen.
Në një përgjigje të shkurtër për KTV-në, Berisha ka thënë se nuk dëshiron të replikojë politikisht me një subjekt politik, siç është rasti me Vetëvendosjen.
Ndërkohë, në konferencë, Molliqaj ka folur edhe për demarkacionin, duke thënë se ajo tashmë është marrëveshje e vdekur.
Sa i përket liberalizimit të vizave, Molliqaj nuk është shfaqur optimist se do të ketë këtë vit, por ka thënë se qytetarët do ta fitojnë të drejtën e lëvizjes së lirë vetëm kur klani pronto të jetë pas grilave dhe pasuria e tyre marramendëse t’u konfiskohet.
Ai ka thënë se më afër është që vendi të shkojë në zgjedhje sesa të ketë liberalizim vizash.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...