Edhe Hani i Hotit, pikë e përbashkët kufitare

5 Shtator 2016 - 19:13      

Shqipëria dhe Mali i Zi po bashkëpunojnë që edhe pika doganore e Hanit të Hotit, ashtu si ajo e Muriqanit, të jetë e përbashkët.

Ministri në detyrë i Transporteve, Edmond Haxhinasto, homologu i tij, Ivan Brajoviç dhe Eurokomisionerja për Transportin, Violeta Bulc zhvilluan një takim në Han të Hotit, raporton Tch.

Ministri Haxhinasto u shpreh se “takimi u organizua për të parë infrastrukturën e kësaj pike kalimi kufitar. Me komisioneren Bulc, tha ai, u diskutua për të gjitha zhvillimet që po ndodhin në infrastrukturën e vendit dhe është vlerësuar progresi i deritanishëm i bërë nga Shqipëria”.

Bulc tha se është arritur angazhimi politik dhe do të diskutohet për këtë çështje në një takim në Bruksel në tetor të këtij viti gjatë ndarjes së një fondi prej 40 milionë eurosh për lidhshmërinë në rajon.

Ministri malazez i Transportit vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera me Shqipërinë dhe se projektet e përbashkëta të realizuar kanë dhënë efektet e veta. 

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...