Foto: Reuters

Liberalizimi, peng i demarkacionit dhe korrupsionit [video]

5 Shtator 2016 - 19:11      

Kosova nuk ka plotësuar kushtin kryesor për liberalizimin e vizave, që është lufta kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Pavarësisht aksionit për lirimin e pronave të uzurpuara nga njerëz të lidhur me politikën dhe ngritjes së aktakuzës për deputetin Azem Syla dhe disa kryetarë komunash, Kosova nuk ka arritur atë që realisht ka kërkuar Bashkësia Ndërkombëtare, raporton KTV.

Organizatat e ndryshme joqeveritare që merren me parandalimin e korrupsionit theksojnë se BE-ja ka kërkuar dënime për qeveritarët e korruptuar e jo nisje të hetimeve, të cilat, sipas tyre, mbesin gjithmonë në tentativë.

Në anën tjetër, edhe qytetarët janë skeptikë për çështjen e liberalizimit të vizave. Disa nuk besojnë se kosovarët do të lëvizin lirshëm në zonën Shengen e të tjerët thonë se institucionet nuk plotësuan kushtet për liberalizim.

Më 4 maj të këtij viti, Komisioni Evropian i rekomandoi Këshillit të BE-së që t’ia heqë vizat Kosovës. Nëse Kosova merr miratimin e Parlamentit, atëherë vendimi duhet të kalojë edhe në duart e Këshillit Evropian, që përfundimisht të dalë nga izolimi.  

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...