
5 Shtator 2016 - 18:32
Ai tha se votimin e sotëm duhet ta kuptojmë edhe një rikonfirmim të radhës për mbështetjen që lëvizja e lirë pa viza e qytetarëve të Kosovës e gëzon tek eurodeputetët e përfaqësuar në këtë komision të Parlamentit Evropian, dhe është një hap përpara drejt vendimit përfundimtar.
“Uroj që ky hap dhe i gjithë procesi të përfundohet sa më shpejtë. Qytetarët e Kosovës e kanë merituar trajtimin e barabartë me fqinjët e tyre qe një kohë të gjatë, dhe institucionet e Kosovës kanë bërë punë të pakursyer në përmbushjen e kërkesave të parashtruara në këtë proces”, theksoi Çollaku.
Megjithatë, ministri Çollaku tha se duhet nënvizuar që deri te liberalizimi i vizave mbetet të merret vendim nga i gjithë Parlamentit Evropian që do të ndodhë në një seancë plenare të mëvonshme.
“Më pas mbetet edhe vendimi i shteteve anëtare të BE, në Këshill të BE për propozimin e Komisionit Evropian për Liberalizim të Vizave”, potencoi ministri i Integrimit Evropian, Bekim Çollaku.
Ky është procesi se deri ka mbërritur Kosova drejt liberalizimit të vizave, sipas ministrit Çollaku:

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...