Foto: Reuters

Komiteti LIBE kundër liberalizimit të vizave për Kosovën pa përmbushur kushtet

5 Shtator 2016 - 17:47      

Komiteti LIBE i Parlamentit Evropian nuk i ka dhënë dritën e gjelbër për fillimin e negociatave të Parlamentit me Këshillin e BE-së për vendimin formal për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Raporti i raportueses speciale për liberalizim të vizave për Kosovën, Tanja Fajon, është miratuar nga Komiteti, por u kundërshtua procesi i mëtejmë i liberalizmit të vizave.

Anëtarë të Komitetit LIBE, posaçërisht nga radhët e Partisë Popullore Evropiane, kërkuan tërheqjen votimit për Kosovën, ndërkohë që raportuesja Tanja Fajon, u kërkoi anëtarëve të Komitetit “që t’i japin shansin Kosovës të përmbushë kriteret, duke treguar seriozitetin me votimin për liberalizim të vizave”.

Gjatë diskutimeve në seancë u kërkua që për Kosovën të shtyhet votimi, meqë Kosova nuk ka përmbushur kriteret e paraqitura nga Komisioni Evropian.

Kjo kërkesë u cilësua si e pamundshme nga kryesuesi i seancës, meqë do të komplikonte procedurat e seancës, por u tha se pa marrë parasysh vendimit, në rast se ai do të jetë pro liberalizimit të vizave nga shtetet anëtare, ai nuk do të hyjë në fuqi derisa të gjitha kriteret të konsiderohen të përmbushura.

Kujtojmë se dy kushtet e vëna nga KE janë luftimi i korrupsionit dhe demarkacioni me Malin e Zi.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...