Qeveria e opozita thellë të ndara edhe për kushtet rreth liberalizimit të vizave

5 Shtator 2016 - 17:39      

Komisionin parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të parlamentit evropian, pritet që sonte të votojë për liberalizim të vizave për Kosovën, një hap përpara se Parlamenti Evropian të vendosë nëse qytetarët e Kosovës mund të udhëtojnë pa viza në vendet e BE-së.

Fisnik Rexhepi, këshilltar politik në Ministrinë e Integrimeve Evropiane, thotë për KosovaPress se sot kemi të bëjmë vetëm me një hap procedural të radhës, në vendimmarrjen e institucionit të BE-së dhe se një gjë e tillë duhet pastaj të kalojë në seancë plenare dhe të marrë edhe pëlqimin e shteteve anëtare, në kuadër të këshillit të BE-së. Megjithëse nuk mund të japë një datë, se kur qytetarët e vendit mund të lëvizin lirshëm, Rexhepi thotë se institucionet e vendit kanë bërë përpjekje të vazhdueshme të përmbushin kërkesat e BE-së dhe se i vetmi kriter i papërmbushur, mbetet ai i demarkacionit me Malin e Zi.

Por njëjtë nuk mendon opozita. Përfaqësues opozitarë pohojnë se mos luftimi i korrupsionit dhe krimit, është ai që po e pengon këtë proces. Sekretari organizativ i Lëvizjes VV, Dardan Molliqaj thotë se klani Pronto dhe krimi i organizuar po e pengojnë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës. Ai madje thotë se pa u luftuar në thelb krimi dhe korrupsioni dhe pa shkuar në burg pushtetarët e korruptuar, nuk ka liberalizim.

Molliqaj madje pohon se Kosova më afër i ka zgjedhjet se liberalizimin e vizave.

Kurse, Pal Lekaj nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës thotë për KosovaPress se procesi i liberalizimit të vizave është përdorë shumë dhe si premtim elektoral dhe se tash e sa vite premtime, asgjë s’po duket në horizont.

Lekaj thotë se liberalizimi mbetet dëshirë e kahmotshme, pasi që qytetarët vazhdojnë të jetojnë në geto, pa fajin e tyre. Fajtor për këtë izolim, sipas tij, mbetet qeveria e vendit, krimi dhe korrupsioni i cili është në shkallë alarmante.

comments powered by Disqus

038 249 105     [email protected]    Sheshi Nënë Tereza pn, Prishtinë

Kjo faqe kontrollohet dhe menaxhohet nga KOHA. Të gjitha materialet në të, përfshirë fotografitë, janë të mbrojtura me copyright të KOHA-s dhe për to KOHA mban të drejtat e rezervuara. Materialet në këtë faqe nuk mund të përdoren për qëllime komerciale. Ndalohet kopjimi, riprodhimi, publikimi i paautorizuar qoftë origjinal apo i modifikuar në çfarëdo mënyre, pa lejen paraprake të KOHA-s. Shfrytëzimi i materialeve nga ndonjë faqe interneti a medium tjetër pa lejen e Grupit KOHA, në emër të krejt njësive që e përbëjnë (Koha Ditore, KohaVision, Koha.net, Botimet KOHA, KOHA Print dhe ARTA), është shkelje e drejtave të autorit dhe të pronës intelektuale sipas dispozitave ligjore në fuqi. Të gjithë shkelësit e këtyre të drejtave do të ballafaqohen me ligjin.

Ec me kohën...