5 Shtator 2016 - 17:04
Schwendiman u emërua duke u bazuar në Nenin 35 të Ligjit të Kosovës për Dhomat e Veçanta dhe Zyrës së Prokurorit Special i miratuar gushtin e vitit 2015. Emërimi i tij shënon edhe tranzicionin formal të SITF-së në SPO.
Schwendiman, me të marr njoftimin për këtë emërim, theksoi se ky është një hap i mirëseardhur dhe hap përpara në rrugën e përforcimit të institucioneve të Kosovës në standardet më të larta ndërkombëtare.
“Tranzicioni nga SITF në SPO është i natyrshëm”, tha ai. “Prokurori Special dhe SPO do të vazhdojnë të kryejnë hetimet e nisura nga SITF dhe do të vazhdojmë përgatitjet tona për fazën tjetër të punës sonë”, tha ai, raporton Koha.net.
“Pres me padurim t’i takoj njerëzit në rajon dhe të takohem me mediat kurdo që është e përshtatshme në javët dhe muajt e ardhshëm”, përfundoi Schwendiman.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...