5 Shtator 2016 - 11:39
Në afatin e dytë, konkursin plotësues të studimeve themelore – bachelor, Universiteti “KadriZeka” në Gjilan do të regjistrojë 779 studentë të rregullt, ku përfshihen studentë që i takojnë familjes së ngushtë të dëshmorëve, studentë nga Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, si dhe nga komunitetet joshumicë, transmeton Koha.net.
Për ta lehtësuar aplikimin, administrata e Universitetit “KadriZeka” do të punojë edhe ditën e shtunë.
Për regjistrimin e studentëve në vitin e pare të studimeve afatet e konkursit janë si vijon:
Paraqitja e dokumenteve zgjatë prej datës 05.9.2016 deri më 15.9.2016 nga ora 9.00 deri në orën 16.00 (dokumentet do të pranohen çdo ditë me përjashtim të dielave).
Provimi pranues do të mbahet më 19.09.2016. Detajet lidhur me kohë mbajtjes së provimit pranues sipas njësive akademike do të shpallen në ueb faqen e universitetit www.uni-gjilan.net më datë 17.09.2016
Shpallja e rezultateve të provimit pranues do të bëhet, më së voni, deri më 22.09.2016 në fakultetet përkatëse si dhe në ueb-faqen e universitetit.
Regjistrimi i kandidatëve të pranuar do të bëhet në administratën e njësive akademike, nga data më 26. 09. 2016 deri më datë 30.9.2016 prej orës 9:00 - 15:00.
© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
17 Shkurt 2017 - 00:15
16 Shkurt 2017 - 23:49
16 Shkurt 2017 - 23:41
16 Shkurt 2017 - 23:18
16 Shkurt 2017 - 23:17
Ec me kohën...